Gjermanët protestojnë kundër kursimit ekonomik
Berlin, 5 korrik - Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, gjatë kohës kur kancelarja gjermane Angela Merkel po mbante një fjalim, janë organizuar protesta kundër kursimit ekonomik.
Pjesëmarrësit në këtë tubim kanë shprehur solidaritetin e tyre për popullin grek i cili sot do të mbajë referendumin e shumëpërfolur.
Një ditë para referendumit, qytetarët grekë janë të shqetësuar pasi bankat greke kanë likuiditet deri të hënën në darkë dhe nëse Banka Qendrore Evropiane nuk ndërhyn, precipitimi i situatës është i paimagjinueshëm.
Kreu i shoqatës së bankave greke Louka Katseli deklaron se paratë po mbarojnë dhe pas të hënës përballë kemi një problem shumë të madh financimi.
Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të siguruar likuiditet është aktivizimi i fondit të emergjencës nga Banka Qendrore greke, e cila pritet të marrë një vendim pas referendumit.
Ndërkaq Financial Times shkruan se qeveria greke për të shmangur mungesën e ilikuiditetit ka planifikuar të aktivizojë një taksë të detyrueshme me vlerë 30 përqind për depozitat mbi 8 mijë euro.
Por kreu i shoqatës së bankave greke ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke u shprehur se ky është një skenar malinj dhe se depozitat në çdo bankë janë të garantuara deri në 100 mijë euro.