Gjermanët nuk do të paguajnë borxhet e të tjerëve
Berlin, 29 qershor - Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nuk do të tolerojë një situatë të tillë, në të cilën vendi i saj do të duhet të jetë përgjegjës për borxhet e vendeve të tjera të eurozonës si Italia dhe Spanja.
Midis të tjerash, kancelarja e Gjermanisë ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e krijimit të borxhit të përbashkët të vendeve të eurozonës, ide kjo e cila mbrohet nga vendet e tjera të mëdha të BE-së.
Në rastin e lëshimit të obligacioneve të përbashkëta të zonës së euros, një pjesë të detyrimeve shtetërore të vendeve që po përjetojnë probleme lidhur me shlyerjen e borxhit të tyre, në radhë të parë Spanjës dhe Italisë, do t\'i shkëmbejnë me obligacionet e përbashkëta.
Si rezultat i këtij operacioni Gjermania, si shteti më i pasur i BE-së, duhet të jetë përgjegjëse për huamarrjet e qeverive të shteteve të tjera.
Deklaratat e Merkel u bënë në prag të samitit të BE-së, në të cilin do të diskutohen masat për të luftuar krizën në eurozonë.