Gjermane parashikon rritje ekonomike 2,3 për qind në 2011
Berlin, 20 janar - Qeveria federale gjermane ka rritur parashikimet e saj për zhvillimin ekonomik të vendit për këtë vit nga 1,8 në 2,3 për qind.
Gjatë një prezantimi të raportit vjetor të ekonomisë, ministri i Ekonomisë Rainer Brüderle deklaroi se zhvillimi ekonomik është në rritje.
Në përgjithësi ekonomia gjermane në vitin 2011 do të ketë një rritje të konsiderueshme më shpejt se sa mesatarja e eurozonës.
Numri i të punësuarve në Gjermani do të rritet me më shumë se 300.000 vetë. Kjo do të thotë një rënie e numrit të të papunëve në normën 0,7 për qind.
Vitin e kaluar kuota e papunësisë qëndroi në 7,7 për qind.