19 Nëntor 2024

Gjeneva dhe Cyrihu, më të shtrenjta se Londra

Londër,7 janar - Qytetet zvicerane ishin në krye të listës evropiane më 2013 sa u përket çmimeve të hoteleve. Në gjithë botën më së shtrenjti është në Nju-Jorku.

Zvicra ishte në vitin 2013 njëri nga destinacionet më të shtrenjta turistike sa u përket çmimeve të hoteleve, thotë një studim që kishte krahasuar çmimet e hoteleve (HRS).

Në Gjenevë mesatarisht një dhomë hoteli për një natë kushton prej 202 frangash. Pastaj vjen Cyrihu me 178 franga në vendin e dytë. Gjithashtu në Bernë, Lausanne dhe Lugano mesatarisht çmimet sillen për një dhomë hoteli prej 170 frangash.

Në destinacionet e tjera evropiane, si p.sh. në Londër, një dhomë hoteli është 175 franga, në Moskë 173 franga dhe në Stokholm 170 franga. Gjeneva dhe Cyrihu mbeten destinacionet më të shtrenjta turistike. Më së liri është në qytetit e Pragës, mesatarisht një dhomë hoteli kushton për një natë 86 franga, shkruajnë mediat zvicerane.

Në rreth dy të tretat e kryeqyteteve të botës çmimet e hoteleve shënuan rënie në mënyrë të konsiderueshme. Sidomos në Tokio thuhet të ketë kushtuar 165 franga një dhomë hoteli, shumë më lirë se një vit më parë. Edhe në Mumbai, Shanghai dhe Buenos Aires çmimet mesatare të një dhome hoteli shënuan rënie në vitin 2013 për më shumë se 10 për qind. Më shtrenjtë ishte megjithatë në Mexico City (plus 13 për qind), Bangkok (11 për qind) dhe New York ( 9 për qind). Hotelet më të shtrenjta mbeten në New York me 230 franga për një dhomë. Pastaj vjen Rio de Janeiro me 220 franga dhe Sidnei me 214 franga. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)