02 Nëntor 2024

Gjenerata e Pakufizuar në Kosovë ofron mundësi për punë praktike për 500 të rinj

Prishtinë, 2 dhjetor - Ndikimi ekonomik i pandemisë së virusit korona është shumë i përhapur, duke prekur në mënyrë joproporcionale të ardhmen profesionale të të rinjëve.

Shkalla e pjesëmarrjes së të rinjëve në fuqinë punëtore të moshës 15-24 vjeç ka vazhduar të bie.

Mes viteve 1999 dhe 2019, përkundër rritjes së popullsisë së re në botë nga 1 miliard në 1.3 miliard, numri total i të rinjëve të angazhuar në fuqinë punëtore (ata që janë të punësuar ose të papunësuar) ka rënë nga 568 milion në 497 milion.

Përderisa ky trend pasqyron regjistrimin e rritur në arsim sekondar dhe terciar, duke rezultuar në fuqi punëtore me më shumë shkathtësi, ai poashtu thekson numrat e konsiderueshëm të të rinjëve që nuk janë në punësim, arsimim ose në trajnim (NEET), një shumicë e madhe e të cilëve janë gra të reja.

Në Kosovë, kjo përkthehet në mundësi më të pakta punësimi, cilësi më të dobët në arsim dhe mungesë të mundësive për angazhimin e të rinjëve në shoqëri.

Në përpjekje për të krijuar një përvojë domethënëse të të mësuarit për të rinjt si reagim ndaj situatës që është vështirësuar edhe më shumë nga pandemia, UNICEF në Kosovë dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) kanë bashkuar forcat.

Nisma lidh arsimin e mesëm me mundësitë për trajnim për të rinjtë si pjesë e Gjeneratës së Pakufizuar në Kosovë, një nismë e zbatuar nga Rrjeti i Përgjegjësisë Sociale të Korporatave. Qëllimi i K-Genu është t’i fuqizojë të rinjtë e Kosovës dhe t’i zhvillojë shkathtësitë e tyre për jetë produktive dhe qytetari aktive në kohët sfiduese të COVID-19.

Eventi lansues i Gjeneratës së Pakufizuar të Kosovës ka bërë bashkë 400 pjesëmarrës, duke përfshirë praktikantë të rinj, institucione publike, sektorin privat dhe përfaqësuesit nga Sida dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, Sekretariatin e Gjeneratës së Pakufizuar të UNICEF-it në Nju Jork dhe kolegët nga Zyra Rajonale e UNICEF-it.

Programi ka ofruar punë praktike për 500 të rinj të vendosur në njësi afariste me mbështetjen e Sida-s. Qëllimi është të krijohet lëvizja më e gjerë e të rinjëve për t’i përkrahur përpjekjet për rimëkëmbje nga ndërmarrjet e sektorit privat, institucionet e nivelit qendror dhe lokal dhe të rinjtë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z. Besnik Tahiri theksoi përkrahjen e zyrës së Kryeministrit për iniciativën Generation Unlimited.

“Ne kemi qenë përkrahës që nga dita e parë për këtë iniciativë dhe personalisht kam angazhuar njerëz që të përfshihen në këtë iniciativë dhe ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të përkrahim këtë iniciativë dhe jemi të interesuar të përfshijmë partner si Bankën Botërore që të ngrisim numrin e gjeneratës së re të përfshirë në vende të punës në sektorin privat”, tha zëvendëskryeministri Tahiri.

Ndërsa znj. Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë në Kosovë, tha se "Fillimi i këtij programi është një nga shembujt më të mirë të një zgjidhje të menjëhershme dhe një përgjigje të dukshme ndaj një problemi urgjent siç është papunësia. K-GenU do të japë një shembull jo vetëm për rajonin, por për të gjithë botën”.

“Gratë në përgjithësi kanë një normë shumë më të lartë të papunësisë, dhe gjatë pandemisë numri është rritur. Përmes programit të praktikës në Sida, jemi duke synuar të sigurojmë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat e rinj në Kosovë”, tha Nina Geladze Ekstedt menaxhere e programit për Evropën dhe Amerikën Latine në SIDA.

Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, shënoi nevojën urgjente në dekadën e dytë, në të rinjtë, sidomos tani në kohën e COVID-19 e cila sjell për herë të parë përmes “Gjeneratës së Pakufizuar të Kosovës (K-Genu)” qasjen shumësektoriale për nevojat e të rinjëve në Kosovë.

“K-Genu” me vizionin e identifikimit dhe bashkimit të 10,000 të rinjëve dhe lidhjes së tyre me sektorin privat, institucionet, organizatat e shoqërisë civile për t’i bashkuar forcat në përpjekjet e shoqërisë për rimëkëmbje pas COVID-19. Vizioni i K-Genu është të krijojë një platformë të punës praktike përmes zgjedhjes dhe kombinimit për t’i lidhur të rinjtë me mundësi për punë praktike në Kosovë”.

“PA LIMITE! është pikërisht fjala që kam parë në mesin e të rinjve në Koosvë. Në Reifeissen Bank Kosova një numër i konsiderueshëm praktikantësh janë punësuar. Është një angazhim afatgjatë, jo vetëm një punë e përkohshme. Një shembull i shkëlqyeshëm i asaj që mund të arrijë ky vend” - Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë.

Roberto Benes, Drejtor i Generation Unlimited tha se "Sektori publik dhe privat që bashkohen për të krijuar këto ura dhe sinergji midis shkollës dhe punës do të sigurojnë një të ardhme të suksesshme për të rinjtë në Kosovë. Përpjekja kolektive sjellë këto rezultate”.

"Unë fillova si një djalë i ri që rrotullonte burgera në Amerikë përgjatë studimeve të mia dhe tani pas 15 vitesh arrita të bëhem një sipërmarrëse. Unë ju inkurajoj të gjithëve që të mos pushoni së ëndërruari dhe të punoni shumë për të arritur ëndrrat, gjithçka është e mundur!" - Agon Gashi, drejtor i Meridian Express.

Derisa takimi sot u mbyll me një entuziazëm të madh për shkallëzimin e programit të praktikës, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private që të bashkohen në këtë program që ofron mundësi të të mësuarit për të rinjtë në Kosovë.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë partneritetin e saj me institucionet publike dhe private për të siguruar që nxënësit dhe të sapodiplomuarit të cilëve po iu ofrohen mundësi janë duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë praktike përmes programit të punës praktike.

Gjenerata e Pakufizuar është një nismë globale shumësektoriale që synon të sigurojë që të gjithë të rinjtë janë në shkollë, trajnim apo punësim deri më 2030. Ajo do të përqendrohet në shkathtësitë për të mësuar, punësim dhe fuqizim, sidomos për vajzat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)