Gjendje e përkeqësuar financiare e kroatëve
Zagreb, 17 dhjetor - Gjendja financiare e më shumë se gjysma e amvisërive të Kroacisë në nëntor është përkeqësuar në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregoi hulumtimi i GFK Barometar.
Sipas hulumtimit të zbatuar në 1.000 amvisëri, 53 për qind janë prononcuar se gjendja financiare u është më e keqe se vitin e kaluar, 43 për qind kanë thënë se e kanë të njëjtë, derisa vetëm shtatë për qind prej tyre kanë gjendje të përmirësuar financiare.
Të pyetur për pritjet e tyre nga viti i ardhshëm, 41 për qind e të anketuarve kanë thënë se presin përkeqësim, 44 për qind konsiderojnë se nuk do të ketë ndryshim në gjendjen e tyre financiare, ndërsa vetëm 12 për qind kanë shfaqur shpresë se do tu përmirësohet buxheti familjar.