26 Dhjetor 2024

Gjatë vitit 2020 prodhimi i naftës në Rusi ka rënë në nivelin e para dhjetë viteve

Moskë, 3 janar - Viti 2020 për Industrinë e Naftës të Rusisë ishte vit i vështirë,  ku pos rënies së çmimeve kemi edhe rënie të prodhimit.

Gjatë vitit 2020, në Rusi ka rënie të prodhimit të naftës me rreth 8.6%, ku rënia më e madhe raportohet gjatë muajit dhjetor, rënie e cila shkon deri në 11.1%.

Edhe kompanitë kryesore të prodhimit të naftës në Rusi, raportojnë rënie të prodhimit. Rosneft për muajin dhjetorë raporton rënie të prodhimit me 12.3%, ndërsa kompania tjetër ruse Lukoil raporton rënie të prodhimit me 13.4%.

Rënie të prodhimit raporton edhe kompania më e madhe ruse e prodhimit të naftës dhe gazit, Gazprom Neft, e cila raporton rënie të prodhimit prej 6.6%.

Gjatë viti 2020 në Rusi janë prodhuar 512, 68 milionë tonë naftë e papërpunuar, që është pak a shumë e njëjtë me nivelin e prodhimit në vitin 2010, kur ishin prodhuar  512.3 milionë ton naftë.

Industria e Naftës e Rusisë pos që ka rënie të prodhimit ka edhe rënie të eksportit të naftës bruto, rënie e cila gjatë vitit 2020 ishte 12.7% më pak eksporte se gjatë viti 2019. Gjatë muajit të fundit rënia e eksportit ishte edhe më e madhe dhe shkonte deri në 15.3%.

Pos që ka rënie të eksportit të naftës, ka edhe rënie të shitjes brenda Rusisë, ku kjo rënie gjatë viti 2020 shkon në 5.2%.

Pos rënie të prodhimit të naftë viteve të fundit ka edhe rënie të prodhimit të gazit. Të dhënat për vitin 2020 ende nuk janë bërë publike, por vitin e kaluar rënia e prodhimit të gazit rus ishte 6.2% dhe bazuar në trendët e deri tanishme, edhe në këtë vit pritet të ketë rënie të prodhimit dhe të eksportit të gazit, si për shkak të pandemisë ashtu edhe për shkak të rritjes së tregtimit të gazit të lëngshëm nga SHBA dhe vendet gaz prodhuese.

Duke e ditur që nafta dhe gazi marrin pjesë në buxhetin rus me mbi 50%, çdo rënie e prodhimit dhe eksportit të naftës dhe gazit rusë, do të thotë më pak të hyra për buxhetin e Federatës Ruse.

Buxheti më i vogël nënkupton edhe më pak para për shërbimet inteligjente dhe ushtrinë ruse, të cilat viteve të fundit janë shumë aktive në programet destabilizuese kundër fqinjëve dhe shteteve ku Rusia ka interesa, e ku bënë pjesë edhe rajoni ynë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)