08 Maj 2024

Gjashtë ministra të Qeverisë po qëndrojnë në Bullgari

Prishtinë, 12 prill - Sponsorizuar nga Qeveria Amerikane dhe me mbështetje nga ekspertët nga Ambasada Amerikane në Kosovë, USAID-i, Banka Botërore, Komisioni Evropian si dhe ekspertë të tjerë, një delegacion i përbërë nga gjashtë ministra të Qeverisë së Kosovës po qëndron në Bansko, Bullgari me qëllim të ndërtimit të një vizioni dhe plani veprues për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Gjashtë ministra të Qeverisë së Kosovës në Bullgari janë duke hartuar planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit..

Me ndihmën e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe USAID-it, atje do të vendosen pikat kryesore të Planit të Punës së Qeverisë.

Në këtë proces po merr pjesë edhe zv.kryeministrja Mimoza Kusari-Lila e cila tha se takimi po rrjedhë mirë dhe se pritet të finalizohet me sukses.

Konkluzionet dhe plani i veprimit i dalë nga ky takim do t’i prezantohen Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten më 14 prill.

Ky takim përfaqëson një filozofi të re të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila bazohet në ndërtimin e ideve të përbashkëta dhe në diskutimet e hapura të koncepteve dhe alternativave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ky takim do të pasohet nga takime të tjera me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, Kuvendit, shoqërisë civile dhe me grupe të tjera të interesit, për arritjen e një konsensusi të gjerë lidhur me prioritetet zhvillimore të Kosovës.

Në këtë takim të nivelit të lartë po marrin pjesë: zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila; ministri i Financave, Bedri Hamza; ministrja e Integrimeve, Vlora Citaku; ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci; ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, si dhe përfaqësuesit nga Zyra e Kryeministrit, Ruzhdi Halili, Mrika Kotorri dhe Besim Kajtazi. Ministrat janë të shoqëruar nga këshilltarët e tyre ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)