17 Nëntor 2024

Gjashtë banka kineze planifikojnë të hapin filiale në Luksemburg

Luksemburg, 12 janar - Gjashtë banka kryesore kineze po planifikojnë të hapin filiale në Luksemburg dhe të shfrytëzojë tregun e lirë të këtij vendi për të zgjeruar biznesin e tyre në gjithë Europën, tha Nicolas Mackel, kreu i institutit \"Luksemburgu për Financa\".

Ai vlerësoi performancat dhe arritjet e ndërmarrjeve kineze dhe shtoi se Luksemburgu gëzon avantazh në mjedisin e investimeve, taksave dhe ligjeve, ndaj është platforma ideale për investuesit kinezë që kanë dëshirë të hyjnë në tregun europian.

Përveç fushës financiare, ndërmarrjet kineze po shpejtojnë hapat e tyre dhe po tregojnë interes investimi gjithashtu në fushën e teknologjisë elektronike, të telekomunikacionit dhe të logjistikës ajrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)