Gjasat për rritje ekonomike në SHBA dhe BE janë përmirësuar
Vjenë, 26 maj - Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) bëri të ditur se gjasat për rritje ekonomike në SHBA dhe BE janë përmirësuar dhe parashikojnë rritje për sivjet prej 2.6 për qind në SHBA dhe dy për qind në Evropë.
OECD në nëntor dha vlerësim për rritje të ekonomisë amerikane prej 2.2 për qind, ndërsa për atë evropiane prej 1.7 për qind.
Këto vlerësime OECD i publikon dy herë në vit, ndërsa sipas asaj të sotmes, Bruto Prodhimi Vendor i të gjitha 34 shteteve anëtare të Organizatës do të rritet për 2.3 për qind.