02 Nëntor 2024

Gjarmania stimulon ekonominë kundër pandemisë me 130 miliardë euro

Berlin, 4 qershor - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021.

Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës në Gjermani CDU, CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë stimuluese shumëmiliardëshe për të nxitur përsëri ekonominë pas krizës së virusit Corona.

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të jenë në dispozicion për vitin 2020 dhe 2021. 120 miliardë euro nga kjo paketë vihen në dispozicion nga qeveria federale.

Drejtuesit e koalicionit qeveritar diskutuan për këtë paketë të madhe stimuluese dy ditë me radhë. Merkel tha se ne do të përpiqemi të dalim të fortë nga situata jashtëzakonisht e vështirë së bashku. Sipërmarrja hekurodhore gjermane “Deutsche Bahn” do të marrë miliarda euro ndihmë financiare nga qeveria federale për shkak të mungesës së të ardhurave gjatë krizës së Coronës.

Konkretisht kjo do të thotë që qeveria federale do të vërë në dispozicion të Deutsche Bahn pesë miliardë euro. Ndihma prej 2.5 miliardë eurosh janë planifikuar gjithashtu për transportin publik lokal./DW
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)