18 Nëntor 2024

Gjakova s’do të rrezikohet për ujë

Prishtinë, 25 shkurt -  Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Radoniqi”, Ismet Ahmeti, ka deklaruar se, pavarësisht thatësisë që ka mbizotëruar gjatë këtij sezoni, Regjioni i Gjakovës, falë kapaciteteve të mjaftueshme të Liqenit të Radoniqit, nuk është rrezikuar për ujë të pijshëm.

Sipas tij, edhe në qoftë se do të ketë thatësira të mëtutjeshme, ky regjion nuk do të rrezikohet për ujë të pijshëm. “Edhe në qoftë se do të ketë thatësira të mëtutjeshme, uji aktual nga Liqeni i Radoniqit do të mjaftojë për përpunimin e tij për pije, kurse për ujitje duhet të ketë reduktim përafërsisht prej pesë milionë m3 ujë më pak sesa në vitin e kaluar. Do të thotë, për ujitje mund të ketë përafërsisht 25 milionë m3 ujë”, ka thënë Ahmeti për \"Epokën e re\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)