17 Nëntor 2024

GIZ sërish ndihmon Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 16 dhjetor - Organizata gjermane GIZ, në kuadër të partneritetit, i ka dhuruar të martën Komunës së Mitrovicës një donacion në vlerë prej mbi 3 300 euro.

Një kompjuter, një laptop me programet profesionale të licencuara  dhe një projektor, i  janë dorëzuar Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndërkohë që ato do të shfrytëzohen për nevoja të Komunës.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Blerim Baruti, tha se kjo mbështetje e GIZ-it është e mirëseardhur për komunën dhe se këtë aparaturë do ta përdorin të gjithë ata zyrtarë që kanë nevojë në mënyrë që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët.

Kjo është vetëm një nga donacionet e GIZ-it, ndërkohë që sipas Barutit, Komuna e Mitrovicës në partneritet me GIZ-in, është në përfundim të realizimit të pilot projektit për zgjerimin e shërbimeve, me shpërndarjen e shportave të mbeturinave për çdo familje në fshatin Kqiq i Madh dhe Kqiq i Vogël.

Drejtori Baruti beson se Komuna e Mitrovicës edhe vitin e ardhshëm do të ketë bashkëpunim edhe me të ngushtë me GIZ-in, gjithnjë në avancimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Mitrovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)