GIZ ndihmon në krijimin e mundësive për të rinjtë
Prishtinë, 27 shtator - Programi "Rinia, Punësimi dhe Arsimi dhe Aftësimi Profesional", i implementuar nga GIZ në bashkëpunim me partnerët e saj Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka pilotuar një instrument të ri të quajtur "Opportunity Scouting" me partnerët lokalë në komunën e Ferizajt.
Më shumë se 30 të rinj nga komuna kanë punuar intensivisht për të hartëzuar të gjitha shërbimet e qasshme për të përmirësuar tranzicionin e tyre nga shkolla në punë.
Ky instrument bashkon sot akterët lokalë dhe paraqet një potencial të madh për inovacion në mesin e të rinjve në Kosovë