26 Dhjetor 2024

GIZ dhe GAC promovojnë vlerat përmes programit të EkoShkollave në Kosovë

Prishtinë, 11 dhjetor - Organizata Green Art Center – Prishtina “GAC”, si një nga organizatat më të mëdha në vend që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore dhe jo vetëm, në kuadër të programit të saj për edukim mjedisor dhe në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, vijojnë aktivitetet që kanë për qëllim promovimin e vlerave të një mjedisi të pastër e të qëndrueshëm.

Kësisoj, duke ju përshtatur sfidave të krijuara në këtë periudhë pandemie, janë duke u zhvilluar në nivel vendi aktivitete vetëdijesuese në formë të garave mjedisore si dhe aktivitete të pastrimit dhe gjelbërimit të hapësirave nëpër shkolla në komuna të ndryshme, duke synuar promovimin e sjelljeve mjedisore tek të rinjtë në Kosovë.

Përmes një prononcimi të rastit prej anës së ekspertes së GIZ në Kosovë, respektivisht “Projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale (Menaxhimi i mbeturinave)”, Znj.Malaj – Shabani shprehet se aktivitetet që involvojnë gjeneratat e reja dhe që promovojnë rëndësinë e një mjedisi të pastër e të qëndrueshëm janë të domosdoshme për ngritjen e kulturës mjedisore në komunitet. Sipas saj edukimi për ruajtjen e mjedisit është i domosdoshëm gjatë formësimit intelektual të këtyre gjenaratave që përbëjnë të ardhmen e shoqërisë sonë dhe lidhur me këtë, përmes organizatës partnere Green Art Center – Prishtina (GAC), GIZ është duke përkrahur themelimin dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në institucionet arsimore përmes zhvillimit të programit për klubet e gjelbra.

Ndërkohë, prej anës së Green Art Center – Prishtina, menaxheri i projektit Z.Pajtim Kastrati tregon se përmes projekteve të EcoShkollave në nivel nacional apo me fokus të drejtpërdrejtë në disa shkolla të përzgjedhura edhe si shkolla kampione prej GIZ, janë duke u zhvilluar aktivitete me karakter garues mes të rinjve të shkollave. Ai tregon se vetëm këtë muaj ka pasur një pjesëmarrje active me mbi 250 të rinj pjësëmarrës nëpër gara të organizuara përgjatë këtij muaji si edhe mbi 200 vullnetarë të klubeve të gjelbra të cilët janë angazhuar drejtpërsëdrejti në fushata të revitalizimit të hapësirave të gjelbra nëpër institucionet shkollore. Sipas tij, është e domosdoshme që të ketë përkrahje edhe prej niveleve institucionale shtetërore në stimulimin dhe zhvillimin e aktiviteteve mjedisore si element kryesor që favorizon promovimin e vlerave të një mjedisi të shëndetshëm për të gjithë.

Referuar aktiviteteve të radhës, GAC parasheh që në fund të këtij viti, në kushte të ruajtjes së shëndetit publik , të bëjë edhe shpërndarjen e cmimeve mes fituesve, çmime këto ndihmojnë sadopak shkollat në zhvillimin e aktiviteteve të tyre apo dhe në gjelbërimin e mëtutjeshëm të hapësirave shkollore me qëllim të rritjes së përgjegjësisë për të kontribuar për komunitetin ku bëjnë pjesë.

Organizata GAC me përkrahjen e donatorëve, ndër vite zhvillon aktivitete që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit përmes implementimit të njërit prej programeve të saj për edukim mjedisor dhe krijimit të klubeve të gjelbra në nivel nacional me qëllim promovimin e vlerave të një mjedisi të qëndrueshëm në Kosovë.


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)