20 Nëntor 2024

Giffoni: Kosova ka arritur të ruaj qëndrueshmërinë fiskale

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin  e Republikës së Italisë në Prishtinë,  Michael Giffoni.

Ministri Besim Beqaj, falënderoi ambasadorin Michael Giffoni dhe shtetin  italian për kontributin e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ai theksoi se përveç përkrahjes politike shteti italian i ka dhënë Kosovës edhe përkrahje të jashtëzakonshme ekonomike.

Ndërsa, ambasadori Giffoni  e përgëzoi ministrin Beqaj për funksionin e ri si Ministër i Ministrisë së Financave, dhe shprehi gatishmërinë e shtetit italian për vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit të Kosovës edhe në të ardhmen sikurse deri më tani, sipas prioriteteve të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ambasadori Giffoni, vlerësoj se përkundër sfidave në fushën e ekonomisë  si dhe krizën në eurozonë, Kosova ka arritur të ruaj qëndrueshmërinë fiskale të saj dhe stabilitetin makroekonomik.

Ministri Besim Beqaj dhe ambasadori Michael Giffoni u pajtuan që bashkërisht të angazhohen  drejt organizimit të aktiviteteve promovuese me qëllim të tërheqjes së investitorëve dhe inkurajimin e bizneseve italiane për të investuar në Kosovë.

Ata gjithashtu u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)