19 Nëntor 2024

Giffon vlerëson të arriturat në lëminë e ekonomisë dhe financave

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Financave Besim Beqaj ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë Michael Giffoni, dhe me këtë rast kanë vlerësuar se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë duke u zhvilluar dhe thelluar gjithnjë e më shumë.

Ministri Beqaj iu falënderua ambasadorit Giffoni për përkrahjen të cilën vendi i tij por edhe ambasada e Italisë në Kosovë i kanë dhënë zhvillimit të proceseve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke potencuar mundësinë e zhvillimit dhe thellimit të mëtejmë të këtyre raporteve.

Me këtë rast ministri Beqaj ka informuar ambasadorin Giffoni se Kosova ka stabilitet makrofiskal që paraqet mundësi për zhvillim ekonomik dhe se performanca e agjencive të cilat merren me sigurimin e të hyrave buxhetore është e mirë.

Ministri Beqaj  e njoftoi ambasadorin e Italisë lidhur me masat më të reja në politikën fiskale lidhur me produktet bujqësore dhe ushqimore dhe vlerësoi se kjo paraqet një kontribut të rëndësishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për të bërë biznes dhe për zhvillimin e këtyre sektorëve dhe prodhimtarisë bujqësore dhe ushqimore në vendin tonë.

Nga ana e vet ambasadori Giffoni vlerësoi lartë të arriturat në lëminë e ekonomisë dhe financave dhe shprehu kënaqësinë që ka bashkëpunuar për së afërmi dhe ngushtë me Qeverinë e Republikës se Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)