Gërxhaliu viziton IADK-ën
Prishtinë, 16 shtator - Në vazhdimin e aktiviteteve të saj IADK vizitohet nga Kryetari i Oda Ekonomike e Kosovës Safet Gërxhaliu.
IADK bashkëpunon ngushtë me OEK duke qenë se janë edhe partner në realizimin e aktiviteteve të ndryshme.
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku në takimin me Z. Gërxhaliue njoftoi atë me aktivitetet e IADK-së së fundmi dhe lidhur me situatën e zhvillimeve në sektorin e bujqësisë si njëri prej sektorëve kyç me ndikim në ekonominë e Kosovës.
Gërxhaliu pati rastin që në këtë vizitë të shoh punimet për së afërmi që janë duke u bërë në objektin e IADK që është duke u ndërtuar apo qendra e trajnimit dhe edukimit të fermerëve.
Gërxhaliu u shpreh shumë i kënaqur me realizimin e kësaj qendre duke vënë në pah rëndësinë e saj për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Gërxhaliu i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së vizituan edhe Mullirin e restauruar në fshatin Samadrexhë në kuadër të projektit të financuar nga BE Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës projekt ky që synon të përmirësojë mirëqenien e popullit që jeton në zonën e Shalës.
Pas vizitës tek mulliri vizita vazhdoi tek ura në fshatin Sllakofc e gjithashtu edhe tek përfituesit e serrave, aktivitete këto të realizuara po ashtu në kuadër të këtij projekti.
Gërxhaliu pati rastin të shoh për së afërmi ndikimin e projekteve të IADK-së në popullatë duke qenë se përfituesit janë të kënaqur me përfitimet që u janë sjellë nga këto aktivitete.
Drejtori i IADK-së falënderoi Gërxhaliu për vizitën dhe njëherit shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me Odën Ekonomike si një partner strategjik për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe ekonomisë në vend.