29 Prill 2024

Gërxhaliu: Viti 2012 viti i sfidave të shumta

Prishtinë, 29 dhjetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se para Odës Ekonomike dhe komunitetit të biznesit në vitin 2012 do të gjenden sfida të shumta.

“Ne si OEK kemi berë ate maksimumin tone, une edhe stafi im, bashkepuntoret me te ngusht te mi, atë çka nuk kemi mundur ta realizojmë ne vitin 2011 do ta bartim me përkushtim per në vitin 2012, ta forcojme partneritetin publiko privat, dialogimi të jetë mjet i deprtimit dhe realizimit te te gjitha ketyre sfidave me te cilat do te ballafaqohemi.\"

\"Jemi te vetëdijshem se sfidat e vitit 2012 nuk janë të pakta, si për OEK qofte per komunitetin e biznesit por edhe per Kosoven ne pergjithesi”, tha kryetari i OEK-ut në konferencën për media pas mbledhjes së Kuvendit të OEK-ut.

Ai tha se fidat me te cilat do të ballafaqohen në vitin 2012 janë  forcimi i partneritetit publiko privat, punba sa më e madhe e mundshme në internacionalizimin e ndermarresise kosovare, ngritjen e bashkëpunimit ne nivel lokal dhe eliminimin e procedurave burokratike, sidomos ne  komuna te caktuara.

Ndër prioritet sipas Gërxchaliut janë edhe forcimi i bashkëpunimit me donatore te ndryshem sic eshte GIZ gjerman, USAID, UNDP, TIKA etj.

“Do te bejmë çmos qe kontributi jone te jete pjese e përmirësimit  te ambientit biznesor ne Kosove. Duhet te jemi një zë i fuqishem dhe lobues ne favor te komuniteti te biznesit. Do te jemi te angazhuar nga nje kerkesë qe ka dal nga komuniteit i biznesit per themelimin e nje fondi investiv i cili do te jete ne funksion te zhvillimit ekonomik dhe përkrahjes se sektorit prodhues.\"

\"Do te jemi ata qe do ta forcojme sa me shume qe eshte e mundur diplomacine ekonomike ne vendet e ndryshme të cilat e kanë pranuar Kosovën dhe eshte aktive ne nivelin diplomatik”. 

Ai tha se OEK-u do të bejë cmos që te mos mburremi me ate qe Kosova ka fuqi te lire punetore, por do ta nderrojme qasjen duke thene se kosova ka fuqi te edukuar punetore. Të mos mburremi  me ate qe te gjtihe jane student, por të bëjmë cmos qe te gjithe te jene ata qe do te punojne.

Kryetari Gërxhaliu ka thënë se në kuadër të  CEFTA-së duhet të shfrytëzohen favoret pozitive nga implementimi e marrëveshjes.

Ai ka vlerësuar se NVM mbetet bartës të zhvillimit ekonomik të vendit, ndërsa sa i përket Trepcës favoret e riaktivizimit të saj do të janë të shumta, jo vetëm për Mitrovicën por edhe për e Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)