03 Maj 2024

Gërxhaliu: Të eliminohen barrierat në transport

Prishtinë, 18 nëntor - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës  Safet Gerxhaliu sot priti një delegacion nga ministria e transportit dhe komunikacionit të Republikës së Turqisë e udhëhequr nga drejtori gjeneral Ali Riza Yuceulu.

Ne takim ishin te pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë se Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë.

Në takim u bisedua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ne mes te dy vendeve.

Kryetari Gërxhaliu e falënderoj delegacionin nga Turqia për angazhimin e tyre për krijimin e mundësive me te mira për avancimin e bashkëpunimit dhe theksoi se nuk do te ketë një bashkëpunim te mirëfilltë ne qofte se nuk eliminohen te gjitha barrierat te cilat janë ne aspektin e transportit dhe komunikacionit .

Është e njohur se një marrëveshje e bashkëpunimit ne mes te Kosovës dhe Turqisë  është nënshkruar ne vitin 2010  dhe ky komision, ky delegacion nga Turqia bashkërisht me delegacionet nga Ministria e Infrastrukturës se Kosovës kane punuar ne harmonizimin e te gjitha standardeve me te vetmin qellim qe te mundësohet lëvizja e lire e mallrave veturave dhe kamionëve nga Kosova dhe anasjelltas, tha kryetari Gërxhaliu.

I pari i OEK-ut  kërkoi nga pala turke qe bashkërisht te lobohet qe një harmonizim te tille te këtyre standardeve dhe implementim te marrëveshjes te kërkohet edhe nga Republika e Bullgarisë,  pasi qe raportet ne mes te Republikës se Turqisë dhe asaj te Bullgarisë janë me te avancuara dhe zoti Yuceulu premtoi që gjatë takimit të një delegacioni nga Turqia në Bullgari, me 15 dhjetor do të hapet kjo çështje..

Ne te njëjtën kohe nga pala turke u kërkua qe Qeveria e Kosovës te beje çmos sa i përket kartonit te gjelbërt, pasi qe shume  kompani dhe shume transportues nga Turqia për te hyre ne Kosove duhet te paguajnë taksa shtesë dhe ajo paraqet ngarket dhe barrierë për ta.

Kryetari Gërxhaliu premtoi se kjo çështje do të hapet tek institucionet gjegjëse që këto çështje të zgjidhen.

Me këtë rast kryetari i OEK-ut shprehu besimin se pas harmonizimit te kritereve me Bullgarinë implementimi i marrëveshjeve do të shënon shkallë shumë më të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)