Gërxhaliu takohet me zyrtarët e lartë të Bundestagut Gjerman
Berlin, 20 janar - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka udhëtuar për në Berlin ku gjatë ditës së nesërme do të ketë takime të shumta me përfaqësues të lartë të Bundestagut dhe institucioneve tjera të Gjermanisë.
Takimet e nesërme Gërxhaliu i fillon me takimin me dr. Martin Wanslebem nga Unioni i Odave të Tregtisë dhe Industrisë së Gjermanisë me të cilin do të bisedohet për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të dy odave respektibile dhe bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.
Kryetari Gërxhaliu do të takoj edhe amabasadorin Erns Reichell, I dërguar posaçëm i Ministrisë së Jashtme Gjermane për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Në këtë takim do të bisedohet për bashkëpunimin në mes të dy vendeve me theks të veçantë me përkrahjen e Gjermanisë zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Në Ministrinë Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjetikës, kryetari Gërxhaliu do të takon zonjën Helge Tolksdord, ndërsa në Ministrinë Federale të Zhvillimit Ekonomik do të takohet me dr. Johanna Speer.
Kryetari i OEK-të do të ketë takime edhe në Zyrën e Kancelarës Gjermane Ankela Merkel dhe do aty do të takoj dr. Joachim Bertele, udhëheqës i grupit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Temat kryesore të takimeve të kryetarit Gërxhaliu do të janë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave të komunitetit të biznesit nga Kosova dhe Gjermania dhe përkrahja dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve.