Gërxhaliu njëri ndër laureatët e çmimit të vitit në Sarajevë
Prishtinë, 6 korrik - Sot në Sarajevë në kuadër të samitit të menaxherëve më të suksesshëm të rajonit dhe Evropës tre perfaqësuesit nga Kosova u gjetën ndër laureatët e çmimeve të vitit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të shumta evropiane të politikës, ekonomisë, artit, kulturës etj.
Kështu në kategorinë e menaxherit europian të vitit për asociacionet e biznesit është shperblyer kryetari i OEKut Safet Gërxhaliu që është një mirënjohje e kategorisë më të lartë që ndan ky asociacion dhe në të cilën sot u gjenden edhe kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë Bojko Borisov dhe Zoran Zaev.
Me këtë rast u tha se çmini ndahet për personalitetet që kanë shty me sukses përpara procese me ndikim rajonal dhe më gjerë dhe kaneëë shërbyer si motivues progresi.
Njazi Musliu nga "Eurometali" menaxher i dekadës
Në kategorinë e menaxherit të dekadës është shpërblyer Njazi Musliu drejtori i kompanisë "Eurometali", ndërkaq në kategorinë e menaxherit të kompanive më europiane është shpërblyer Bedri Kasumi drejtori i kompanisë "Vipa Pestova".
Këto mirënjohje për Kosovën dhe ndërmarrësinë Kosovare janë shumë ne rëndësi dhe do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit të saj.