Gërxhaliu: M & Sillosi kompani për shembull
Prishtinë, 16 nëntor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu vizitoi Fabrikën e përpunimit të grurit dhe miellit M& Sillosi ne Xërxe, të Komunës së Rahovecit dhe është takuar me drejtorin ekzekutiv te Kompanisë, Seat Shehu me bashkëpunëtor.
Kryetari Gërxhaliu vlerësoi se vizita këtij prodhuesit të rëndësishëm vendor ishte impresive dhe ka treguar se në Kosovë ekziston një gjigant i tille i përpunimit te grurit dhe te miellit.
Gjatë takimit u bisedua për çështjet aktuale ekonomike në vend me theks të veçantë në funksionimin e ndërmarrjeve prodhuese. U vlerësua se kapacitetet dhe potenciale e M& Sillosi-t mund te thuhet se garanci e sigurimit me buke te Kosovës nuk është Serbia por është Kosova, pasi që një potencial çfarë e ka kjo kompani bënë të mundur përpunimin e grurit për nevojat e vendit.
Kompania M& Sillosi i plotëson të gjitha kriteret ndërkombëtare të kualitetit dhe është e certifikuar me standardet më të larta evropiane. Teknologjia dhe laboratorët e kompanisë janë të nivelit më të lartë. Posaçërisht bie ne sy përkujdesja e kompanisë për kualitetin e prodhimeve të veta.
Kjo kompani do të mund të ishte garant i sigurimit të rezervave shtetërore në lëmin e miellit dhe prodhimeve të tij, që janë parakusht i stabilitetit social dhe ekonomik ne Kosovë .
Besoj qe një kompani e tille meriton te përkrahet jo vetëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare por edhe nga mediet qe te promovojnë vlera te tilla të cilat ndikojnë në përmirësimin e ambienti biznesor ne Kosovë, në rritjen e atraktiviteti për investitor te huaj dhe vërtet storia M&Sillosi duhet te jete një nder kompanitë qe mund te jete edhe vërtet një marketing shume pragmatik dhe me konotacion multiplikativ, ka thënë kryetari Gërxhaliu.