Gërxhaliu: Liberalizimi kusht për implementimin e MSA-së
Prishtinë, 5 nëntor - "Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe Unionit Evropian paraqet një të arritur të madhe për vendin por kusht për realizimin e saj të suksesshme është para se gjithash liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës", konsideron kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Kreu i Odës thekson se me nënshkrimin e MSA-së Kosovës dhe posaçërisht biznesit të vendit i hapet dyert për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milion banorësh dhe do ti rris marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së.
MSA është marrëveshja e parë e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Në të njëjtën kohë është forma e parë e themelimit të dialogut politik mes Kosovës dhe BE-së. Kjo marrëveshja është edhe e një rëndësie praktike, sepse kjo do ti ndihmojë Kosovës që ti përshpejtojë reformat, forcimin e shtetit ligjor dhe do të ndihmojë më shumë në tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja, thotë Gërxhaliu,
Ai konsideroj se përveç anës simbolike MSA garanton edhe cilësi më të mirë të produkteve, ngritjet të konkurrencën në mes të prodhuesve, dhe uljen e çmimeve.
Të gjitha këto përparësi që i sjell MSA do të jetë vështirë të realizohen nëse në një afat sa më të shkurtër kohor nuk do të ndodh liberalizimi i vizave, sepse vetëm me lirinë e lëvizjes nëpër vendet e Unionit Evropian mund të realizohen të gjitha përparësitë që i ka fituar Kosova me MSA.