23 Dhjetor 2024

Gërxhaliu: Koston e mbylljes po e paguan biznesi dhe qytetari

Prishtinë, 7 shtator - Mbyllja eventuale në disa sektor ekonomik në Kosovë për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me Covid19, do të ndikonte negativisht tek bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu vlerëson se bizneset dhe qytetarët e Kosovës janë duke e paguar një çmim të lartë të byrokracisë shtetërore, qoft kur bëhet fjalë për vaksinimin masiv si zgjidhje e vetme nga Covid19, qoftë edhe sa i përket partneritetit me vendet mike evropiane dhe ShBA-në, por edhe sa i përket liberalizimit dhe procesit të integrimit.

"Mungesa e përgjegjsësisë insitucionale dhe llogaridhënia përballë qytetarëve po i pengon shumë procese me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj", tha Gërxhaliu.

Sipas tij në Kosovë më shumë humbet kohë për të gjetur arsye për dështim, se sa për të gjetur rrugë për të dalur nga dështimi.

"Të tjerët fajsohen por e vërteta është se Kosova është shumë mbrapa sa i përket vaksinimit masiv, krahasuar me vendet e rajonit, është mbrapa sa i përket ndihmës ndaj bizneseve dhe qytetarëve për rimëkëmbje, partneriteti me vendet mike është në pikën më kritike dhe kur gjeostrategjia është duke ndryshuar ne prodhojmë agjendë politikë ditore si tentativë për të mbuluar dështimet," tha ai.

Ai vlerësoi se liberalizimi është vetëm një ëndërr që shumë shpresohet, por e vështirë e realizueshme.

"Ballkanit Perëndimor është duke  iu kthyer nga nacionilizmi i viteve '90, dhe këtë e dëshmon çasja e Kishës Serbe në Cetinj të Malit të Zi, prandaj duhet të kuptohet se Evropa do të futet në zgjedhje në Francë dhe Gjermani dhe për këtë ne duhet ta marrim fatin tonë në duartë tona", tha.

Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që të jetë prioritet:  sundimi të rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik, vaksinimi masiv dhe mobil, ndihma për rimëkëmbje ekonomike për bizneset dhe qytetarët dhe ruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)