07 Nëntor 2024

Gërxhaliu: Kosto e energjisë elektrike shtrenjton prodhimet kosovare

Prishtinë, 23 nëntor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se një problem i madh për Kosovën dhe bizneset e saj është mungesa dhe problemi i energjisë elektrike.

“Është keq që pas shumë viteve që të kemi këtë problem me energji elektrike. Për shkak të kostos së energjisë elektrike prodhimet kosovare janë mbi 10 për qind”, ka theksuar ai.

Sipas tij duhet të ketë subvencionim të prodhimeve vendore.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka lansuar edhe platformën online për hartimin e biznes planeve. Ky aktivitet u organizua në kuadër të aktivitetit “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”.

Kryetari i Odes Ekonomike, Safet Gerxhaliu tha se Biznes plani është çelësi i absorbimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian për të gjitha bizneset.

“OEK përmes kësaj platforme synon lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, ngase një pjesë e madhe e kompanive Kosovare nuk kanë të zhvilluar plan të biznesit çka edhe ndikon në uljen e konkurrueshmërisë së tyre dhe njëherë rritjen e vështirësive për qasje në financa”, tha Gërxhaliu RTK.

Gërxhaliu tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë në aspektin ekonomik.

“Ky është një partneritet që ka një rëndësi shumëdimensionale në aspektin ekonomik, është një partneritet i cili do të gjeneroj diçka që është shumë e rëndësishme për sektorin privat, në veçanti për NMV-të dhe po e forcojmë një mekanizëm që është çelësi i suksesit për të absorbuar mjetet çoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga donatorët sepse mekanizmi kyç i absorbimit është biznes plani dhe besoj që një faqe e tillë e dizajnuar dhe e përgatitur me standarde dhe kritere evropiane është e një rëndësie të pakontestueshme”, tha Gerxhaliu .

Ai tha se janë duke kërkuar integrim ekonomik dhe të avancojnë internacionalizimin e ndërmarrësisë kosovare, si dhe të bartin përvojat nga vendet e zhvilluara, në veçanti nga vendet që e kanë kaluar tranzicionin.

“Nga dimensioni integrues është një dëshmi që krahas integrimit politik që është tagret institucional jemi duke kërkuar integrimin ekonomik që të avancojmë internacionalizimin e ndërmarrësisë kosovare, që të bartim përvojat nga vendet e zhvilluara në veçanti nga vendet që e kanë kaluar tranzicionin. Besoj që në këtë drejtim bashkëpunimi dhe përvoja e Çekisë është e mirëseardhur”, Gërxhaliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)