Gërxhaliu: Kosova të jetë pjesë e paketës së rimëkëmbjes ekonomike të BE-së
Prishtinë, 13 prill - Ministrat e financave të BE-së kanë rënë dakord për një paketë prej 500 miliardë eurosh, të premten, për t`i mbështetur vendet anëtarë të goditura nga Covid-19. Paketa e ndihmës përfshin mbështetje për qeveritë, kompanitë dhe punëtorët.
Për ta lehtësuar situatën, eksperti i ekonomisë i sugjeron institucioneve të Kosovës që të bëjnë përpjekje të bëhen pjesë e një Plani Marshall për Evropën.
Safet Gërxhaliu ekspertë i ekonomisë, tha për RTK se është një qasje më serioze rreth përpilimit të një plani marshall për zhvillim ekonomik edhe të botës, në veçanti të Evropës.
"Në këtë drejtim duhet shumë miliarda për të investuar. Nuk duhet Kosova të lejoj të mos jetë pjesë e një pakoje të tillë, sepse vetëm këtu mund ta gjejmë shpëtimin…"
"Po e them, do të ketë debat, do të argumentohet në forma të ndryshme, por nuk e besoj që për momentin Qeveria e Kosovës ka komoditet që vetëm nga buxheti i vetëm që posedon t’i përmbush të gjitha këto kërkesa, të cilat jo vetëm që janë 300 milionë euro, por ato tejkalojnë në një masë shumë më të madhe. Ne e dimë kur ka filluar koronavirusi, dhe kur është shfaqë, por nuk e dimë fundin”, tha ai.