Gërxhaliu: Komunat të punojnë për të përmirësuar ambientin biznesor
Sipas tij, më shumë probleme, të cilat disa vende tashmë i kanë tejkaluar, kryesisht po shfaqen në nivelin lokal. Besoj se do të ketë më shumë reforma. Të gjithë duhet të kontribuojmë që Kosova të ketë imazh më të mirë të të bërit biznes, ka thënë ai për gazetën Epoka e Re.
Banka Botërore (BB) ka publikuar të enjten raportin Të bërit biznes për vitin 2012. Kosova sikurse edhe vjet renditet në vendin e 117.