29 Dhjetor 2024

Gërxhaliu kërkon nga qeveria të gjejë modalitete të tjera për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 27 korrik - Njohësi i çështjeve ekonomike, i cili është edhe sekretar gjeneral në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, Safet Gërxhaliu, ka apeluar tek institucionet e vendit që të gjejnë modalitete të tjera për rimëkëmbjen ekonomike.

 “Jemi dëshmitarë që agjenda politike është duke dominuar, por është agjendë e shfrenuar pasi s’ka unitet. Ligjvënësit duhet të jenë unikë rreth ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, por edhe në votim të rishikimit të buxhetit”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se ka drojën që do të krijohet një precedent i rrezikshëm dhe se paratë e tërhequra nga Trusti nuk do të shfrytëzohen në mënyrën më ekonomike.

“Është precedent që do ta rrezikojë qytetarinë dhe në një vend ku s’ka sundim të ligjit kam drojën që ajo para sërish do të jetë shënjestra për kampanja apo interesa politike."

"Andaj, kam drojën që nëse vjen deri te ndryshimi i ligjit, paratë e tërhequra do të shfrytëzohen për pushime dhe pagesa pa kontrolle sesa në stabilitet”, ka thënë Gërxhaliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)