Gërxhaliu i ftuar në pritjen e organizuar nga presidenti Nishani
Tiranë, 20 shkurt - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu morri pjesë në pritjen të cilën presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani organizoi për komunitetin e biznesit në Shqipëri.
Kryetari Gërxhaliu shfrytëzoi këtë pranim për të biseduar me përfaqësuesit e organizatave të biznesit të Shqipërisë dhe disa nga bizneset më të njohura të Shqipërisë të cilat në këtë pritje u nderuan me mirënjohje presidenciale nga presidenti Nishani.
Në këtë takim të presidentit të Shqipërisë me bizneset hasi në përkrahje të fortë angazhimi i zotëri Nishanit për organizimin e Odave Ekonomike sipas praktikave më të mira evropiane dhe u theksua nevojë e një organizimi të tillë edhe për dhomat në Shqipëri dhe regjion, duke unifikuar dhe pranuar eksperiencat dhe zgjidhjet më të mira evropiane.