Gërxhaliu fton ministrin Hamza të mos e nënshkruaj vendimin për paga
Prishtinë, 13 qershor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka ftuar ministrin e financave Bedri Hamza të mos e nënshkruaj vendimin për rritje të pagave i cili ka hasur në reagim kritik në Kosovë.
"Vendimi për rritje të pagave nga ana a qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë ftoj ministrin Hamza të mos e nënshkruaj këtë vendim pasi që ky vendim do të dëmtojë shumë Kosovën", tha Gërxhaliu.
Sipas tij vendimi për rritje enorme të pagave për një pjesë të zyrtarëve shtetëror do të dëmtojë edhe më shumë sektorin privat, i cili në kohët e fundit po ndeshet me shumë probleme të mëdha sa i përket gjetjes së fuqisë punëtore, pasi që shumë të rinjë ëndërrojnë të punësohen në administratë publike.
"Vendimj për rritje të pagave e dëmton Kosovën, në aspektin ekonomik, social, integrues, e më veçanti në aspektin psikologjik e demotivues për të rinjtë", theksoi Gërxhaliu.
Ai bëri me dije se në fillim kanë menduar se qeveria do të merret më shumë ne edukim, e zhvillim ekonomik dhe promovim të ndërmarrësisë vendore, por me vendimi për rritjr të pagave është në kundërshtim të këtyre objektiva.
"E tëra kjo e dëshmon edje shqetësimin tjetër që sot më tepër mbrohen interesat e grupeve të caktuara se sa interesat e qytetarëve të Kosovës", tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu beson në profesionalizmin dhe etikën e ministrit Hamza dhe ai nuk do të nënshkruaj vendimin për rritje të pagave.