26 Dhjetor 2024

Gërxhaliu: Edhe në kohë pandemie,BQK po ruan stabilitetin financiar

Prishtinë, 12 nëntor - Edhe pse ka disa muaj që pandemia ka goditur globin, përfshirë edhe Kosovën, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka treguar se si mund të menaxhohet në mënyrën më të mirë financat e Kosovës, duke ruajtur stabilitetin makrofiskal, duke siguruar qytetarët për një menaxhim të parasë publike dhe duke përmirësuar imazhin e Kosovës.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerësoi se se konferenca e sotme e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka rëndësi të pakontestuar ekonomike, politike, sociale, por mbi të gjitha rëndësi psikologjike në interes të qytetarëve të Kosovës sepse po ndodh në kohën pandemike e cila ka goditur të gjitha ekonomitë e botës.

“Është e rëndësishme që kur Kosova ballafaqohet me pandemi, mungesë të stabilitetit politik dhe në kohën kur pas ndodhive në thesar, kjo konferencë dëshmoi profesionalizëm dhe siguri tek qytetarët që BQK-ja është më stabile se kurrë, depozitat janë në siguruara, performanca e bankave komerciale mjaftë dinamike dhe e veçanta e kësaj konference është kontrolli në thesarin e BQK-së, i cili është i pacenuar dhe i garantuar në mënyrë të përsosur”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij një konferencë e tillë është e mirëseardhur nga dimensioni psikologjik për qytetarët e saj në mënyrë që ta kthejë besimin e humbur në intitucione dhe mesazh i qartë se ndodhitë e fundit në transfere nuk kanë cenuar sovranitetin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK).

Ai tha se në Kosovë mund të ketë rritje të kredive të këqija si pasojë e pandemisë dhe tkurrjes ekonomike. “Dua të besoj se performanca e dëshmuar në BQK, garanton që kreditë e këqija eventuale do të jenë të menaxhuara dhe nuk ka nevoj për panikë nga qytetarët dhe bankat”, tha ai.

Ndryshe Guvernatori i Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, në konferencën e mbajtur sot për media, njoftoi se sektori bankar është më stabil se kurrë, likuid , mirë i kapitalizuar, dhe me afarizëm pozitiv.

“Duke pasur parasysh vazhdimin e pandemisë dhe rrjedhimisht edhe efektet e mundshme negative për ekonominë, ne si Bankë Qendrore jemi të përkushtuar që të ndërmarrim masa të mëtejme në mbështetje të ekonomisë përmes lehtësimit të rrjedhës së kreditimit drejt sektorit privat."'

''Në këtë kontekst, ne po planifikojmë ndërmarrjen e një mase të re, të ngjashme me masat e ndërmarra nga Banka Qendrore Evropiane, përmes së cilës do të ulet përkohësisht kërkesa rregullatorë për kapital ndaj bankave, gjë e cila pritet të lirojë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit që mund të përdoret për kreditimin e ekonomisë. Kërkesa rregullatore për kapital do të rikthehet pastaj gradualisht në nivelin e kërkuar në kushte normale në përputhje me ritmin e kthimit të ekonomisë drejt normalitetit", theksoi ai.

Në diskutimet fillestare me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe përfaqësuesit e bankave, kjo qasje e jona kundrejt pandemisë sipas tij është mirëpritur dhe vlerësuar lartë, gjë që na bënë të besojmë se do të jetë efektive në arritjen e qëllimit tonë për ta mbështetur ekonominë e vendit.

Kontributi i sektorit bankar në rimëkëmbjen ekonomike pritet të rritet edhe më tutje pas kalimit eventual të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës, duke pasur parasysh faktin se një pjesë e konsiderueshme e pakos së rimëkëmbjes ekonomike bazohet në masat për lehtësimin e qasjes në financa.

Më konkretisht, subvencionimi i normave të interesit dhe garantimi i kredive sipas tij pritet të kenë rol shumë të rëndësishëm në rritjen e financimit kreditor në ekonominë tonë.

"Sidoqoftë, këtu duhet të përkujdesemi që këtë skemë të mbështetjes ekonomike ta bëjmë sa më efektive duke përcaktuar me kujdes kriteret kualifikuese për përfituesit.''

''Me këtë rast, duhet pasur parasysh faktin se pozita financiare e një pjese të konsiderueshme të bizneseve dhe individëve është prekur negativisht nga kriza, por kjo nuk duhet t’i përjashtoj ata nga përfitimi i lehtësimeve të qasjes në financa për shkak se mund të jenë kategorizuar si kredimarrës jo të mirë.''

"Nëse Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të pranonte vetëm garantimin e kredive të klientëve që nuk kanë pasur ndonjë problem me kthimin e kredisë, atëherë do të përfundonim duke përkrahur klientët që edhe pa një skemë të tillë do të mund të siguronin qasje në kredi, ndërsa do të përjashtonim ata që më së shumti kanë nevojë për një skemë të tillë për t’i ndihmuar në rimëkëmbjen e tyre”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)