Gërxhaliu: Bllokada, e dëmshme për zhvillimin ekonomik
Prishtinë, 19 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se situata bllokuese politike, e cila është krijuar së fundmi në Kosovë, mund të efekte negative edhe në ekonomi.
Ai këto komente i ka bërë të hënën në konferencën me gazetarë, me rastin e pranimit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) në EUROCHAMBERS. Ky pranim i Kosovës është një arritje e madhe për komunitetin e biznesit në vend, por edhe për njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky anëtarësim do të ndikojë që të përmirësohet edhe imazhi i Kosovës për të thithur më shumë investime, ka thënë ai.