29 Dhjetor 2024

Gërxhaliu apelon që të zgjatet orari i punës për biznese

Prishtinë, 21 korrik - Sekretari gjeneral në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, Safet Gërxhaliu, ka apeluar tek institucionet e vendit që ta zgjasin orarin e punës për bizneset e sidomos për sektorin e gastronomisë.

Sipas tij, meqenëse sektori privat dhe gastronomia janë në prag të  falimentimit, kufizimi i punës deri në orën 21:00 edhe më tutje do ta thellojë krizën në këtë sektor, e aq më tepër sipas tij, kur kemi një vet pa diasporën shqiptare.

“Në këtë kohë kur efektet e pandemisë janë shumë të mëdha në aspektin ekonomik dhe social, kam drojën që institucionet e Kosovës s’janë duke e marr me serioziteti situatën aktuale."

"Po e shihni që e kemi një tkurrje në të gjitha fushat dhe fakti që kemi një diskurs që s’është në frymën e zgjedhjes së problemeve, por në frymën e krijimit të problemeve, gjë që po e sulmon në mënyrë direket sektorin privat. Prandaj, është urgjente që të zgjatët orari i punës për sektorin privat në veçanti për shërbimet dhe gastronominë, pasi vërtete sektori privat është në prag të falimentimit."

"Nëse institucionet shtetërore s’kanë mundësi për ta mbështetur sektorin privat, atëherë lind pyetja pse duhet ta dëmtojnë me kufizime të kohës?. Andaj, është koha që të kemi alternativa që të mbështet sektori privat dhe të kuptohet që mbyllja e bizneseve në orën 21:00 s’është zgjidhej. Pasi nëse pak mendojnë për ekonomi, atëherë duhet të zgjatët orari të paktën për dy orë, shto këtu faktin që kemi një ekonomi të pa diasporë”,  u shpreh ai.

Ai tutje ka thënë se mbyllja s’është masa adekuate, por sanksionimi në rast të mos respektimit të distancës. “Në rast se bizneset si respektojnë masat, atëherë duhet të aplikohen masa sanksionuese e jo të dëmtohet veprimtaria e tyre, kur dihet se janë para falimentimit. Pra s’është zgjidhje mbyllja, por disiplinë”, ka thënë Gërxhaliu.

Kujtojmë se me 5 qershor se në takimin që pati kryeministri Avdullah Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore, kishte marr disa vendime.

Ndër to është edhe mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Ai kishte dekalruar se gastronomia lejohet të punoj me orar të kufizuar.  “Do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaway’”, kishte thënë Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)