Gërxhaliu: Albright dhe Clark e përmirësojnë imazhin e Kosovës
Prishtinë, 27 gusht Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gëxhaliu, ka vlerësuar se interesimi i dy ish figurave amerikane, Madeleine Albright dhe Wesley Clark për të investuar në Kosovë, tregon se Kosova është treg që mund të sillet kapitali i tyre të investohet në fusha të ndryshme.
Gërxhaliu ka thënë se imazhi ekonomik i Kosovës, rregullohet me investime të shumta dhe sjelljen e investitorëve të mëdhenj botëror.
Sipas tij dy figurat kryesore amerikane që bënë luftën në Kosovë, ish sekretarja Albright dhe gjenerali Clark, kanë bërë shumë për Kosovën dhe ata në çdo kohë janë të mirëseardhur. Gëxhaliu, në një intervistë për Epokën e re, ka deklaruar se Kosova ka nevojë më shumë për investime të huaja që do të bënin që të kemi më shumë rritje më të madhe të ekonomike.
Sipas tij për ekonomi nuk duhet vetëm të flitet , por duhet që të veprohet. Kryetari Gërxhaliu, i cili në kohët e fundit, ka qenë zëri për kritik ndaj institucioneve të Kosovës, ka thënë se nuk i ka rënë pishman, për këtë , përkundrazi synon që për mes kritikave të nxjerrë rekomandime që synojnë përmirësimin e imazhin ekonomik të Kosovës.