Gerxhali kërkoi intensifikimin e marredhenive Kosovë-Portugali
Prishtinë, 14 nëntor - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu sot priti ne nje takim ambasadoren e Republikes se Portugalise Vera Fernandes e cila eshte e akredituar edhe per Kosove si ambasadore jorezidente.
Ne takim u bisedua per ceshtje te shumta se si eshte ambienti ekonomik ne Kosove, duke u perqendruar ne sektoret me te rendesishme ekonomik ne Kosove, duke theksuar lemijte ne te cilat dy vendet munden me se shumti te bashkepunojne.
Kryetari Gerxhaliu theksoi se parakusht i pergatitjes dhe ngritjes se raporteve ne mes te dy vendeve eshte pa medyshje bashkepunimi ekonomik dhe me kete rast ne emer te OEK-ut e ofroj gatishmerine per bashkepunim reciprok me kompani dhe institucione ekonomike nga Portugalia .
Duke shprehur kenaqesine me takimin me kryetarin e OEK-ut ambasadorja Fernandes premtoj se ne te ardhmen e aferte do angazhohet qe te kete rezultate konkrete te bashkepunimit, duke identifikuar se bashku me OEK-un, sektoret e bashkepunimit, duke u perqendruar ne format me te avansuara te tij me theks te vecante ne bashkepunimin dhe ndihmen e Portugalise ne terheqjen e mejteve nga fondet e UE-se.