04 Maj 2024

Gërguri, sistemi bankar i sigurt

Prishtinë, 11 shtator - Përkundër sfidave që ka pasur ekonomia e Kosovës, ajo në dekadën e fundit ka pasur vetëm zhvillim, për këtë sistemi financiar në Kosovës, ka treguar se është i sigurt. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Gani Gërguri, ka thënë se ruajtja e stabilitetit financiar paraqet objektivin kryesor, të BQK-së.

Guvernatori Gërguri, gjatë një interviste për Gazetën Epoka e Re, ka folur edhe për ekonominë e Kosovës, për të cilën ka thënë se në këto dhjetë vitet e fundit është treguar e aftë që të mbajë stabilitetin financiar.

“Ky stabilitet reflekton aftësinë e sektorit financiar për të përballuar tronditjet e mundshme nga jashtë dhe në të njëjtën kohë për të përkrahur në vazhdimësi aktivitetin ekonomik në vend. Sistemi bankar i Kosovës ka arritur të ruajë qëndrueshmërinë e tij dhe në të njëjtën kohë ka rritur vazhdimisht kredidhënien duke shërbyer kështu si burim shumë i rëndësishëm për financimin e konsumit dhe investimeve në vend”.

Guvernatori Gërguri thotë se përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon ekonomia globale, Kosova po arrin të ketë rritje të vazhdueshme ekonomike, duke mos e rrezikuar stabilitetin financiar dhe fiskal të vendit.

“Për më tepër, edhe burimet tjera të rëndësishme të financimit për ekonominë e Kosovës siç janë dërgesat e emigrantëve, investimet e huaja direkte si dhe eksportet kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e rritjes së konsumit dhe investimeve”, është shprehur Gërguri.

“Vlerësimet preliminare të remitencave për tremujorin e dytë të vitit 2012 flasin për një rritje vjetore të remitencave për 3.1 për qind, gjë që zbutë shqetësimin për mundësinë e ndikimit negativ të ekonomisë së Kosovës nga rënia e mundshme e remitencave si dhe e forcon edhe më tutje stabilitetin financiar në vend."

"Rrjedha e remitencave gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë mjaft stabile, madje edhe në kohët kur ekonomitë e zhvilluara janë ballafaquar me vështirësi si ato të sotmet, andaj ne presim që remitencat do të vazhdojnë rrjedhën e tyre të qëndrueshme duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Guvernatori i BQK-së Gani Gërguri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)