10 Maj 2024

Gërguri: Kosova ka sistem të qëndrueshëm bankar

Prishtinë, 4 tetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri ka thënë se sistemi bankar i Kosovës është i qëndrueshëm dhe se ky stabilitet është krijuar me një disiplinë të madhe financiare dhe fiskale.

Për sa kohë është kjo disiplinë, sektori financiar dhe fiskal, sipas tij, do të ketë aftësi të mirë mbrojtjeje nga tronditjet që mund të vijnë nga sektori i jashtëm.

Guvernatori Gani Gërguri shpreh bindjen gjatë një interviste për Koha Ditore, se ka ardhur koha e rënies së normave të interesit të kredive, e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të përgjithshme në ekonominë e vendit.

“Sistemi bankar i Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve ka shërbyer si shtyllë shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në vend. Bankat kanë shënuar një shtrirje të shpejtë të infrastrukturës së tyre, duke bërë që shërbimet bankarë bashkëkohore të jenë në gjithë territorin e vendit. Sistemi bankar ka vazhduar të gëzoj besimin e qytetarëve, gjë që vlerësohet edhe nga rritja e vazhdueshme e depozitave”, tha Guvernatori Gërguri.

Ai, ndihet krenar me stafin e tij që tashmë po trajnon stafin e Bankave Qendrore të vendeve të tjera, thotë se janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të bankave komerciale dhe për këtë, depozitat e qytetarëve nuk janë në rrezik.

Guvernatori Gërguri nuk është mjaft i kënaqur me zhvillimin e industrisë së sigurimeve. Në shqyrtim ka dy aplikacione për banka të reja. Sipas tij, do të licencohej edhe Banka islame nëse do të kishte ndonjë aplikacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)