Gelaziev: Sanksionimi i Rusisë, vetëvrasje ekonomike për Evropën
Moskë, 7 prill - Këshilltari e presidentit të Rusisë për ekonomi rajonale, Sergei Gelaziev, sanksionet e BE kundër Rusisë i vlerësoi si vetëvrasje ekonomike për Evropën.
Agjencia Itartas e lajmeve njoftoi se Sergei Gelaziev deklaroi se zbatimi i sanksioneve të BE kundër Rusisë dhe largimin e shtetit rus nga sistemi financiar ndërkombëtar i valutës së dollarit dhe euros është një lloj vetëvrasje ekonomike për Evropën dhe në veprim i tillë do ta përballë këtë kontinent me një dëm rreth një trilion dollarë.
Gelaziev në një intervistë televizive shtoi se Gjermani me 200 miliardë dollarë do të pësojë dëmin më të madh në këtë drejtim, ndërsa dëme të rënda do të pësojnë edhe Ukraina dhe shtetet baltike.
Amerika dhe shtetet perëndimore për të treguar solidaritetin e tyre me Ukrainën për shkak të aneksimit të Gadishullit të Krimesë në territorin e Rusisë, kanë vendosur sanksione kundër kësaj të fundit.