Geithner: Kahn nuk ishte në gjendje të drejtonte FMN
New York,18 maj - Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner vlerësoi sot në New York se Dominique Strauss-Kahn nuk ishte në gjendje të drejtonte Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), raportoi agjencia financiare "Dow Jones Newswires".
"Pa dyshim ai nuk është në gjendje të drejtojë FMN-në", deklaroi Geithner në një konferencë për shtyp, sipas "Dow Jones".
Ministri gjykoi se do të ishte e logjikshme që FMN-ja të hartonte një plan për pajisjen e Fondit me një drejtues të përhershëm.
Dominique Strauss-Kahn u arrestua të shtunën në Nju Jork i akuzuar për krime seksuale. Drejtori i përgjithshëm i FMN-së i hedh poshtë akuzat dhe nuk ka dhënë dorëheqjen.