Geithner i kërkon Kinës të bëjë më shumë për Juanin
Washington, 22 prill - Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner u tregua i rezervuar për procesin e rivlerësimit të juanit duke i kërkuar Kinës të bëjë më shumë, pasi ishte shprehur tre ditë më parë se vendimet e fundit të Pekinit kishin një efekt të konsiderueshëm.
\"Edhe pse ne përshëndesim progreset e përmbushura, procesi i korrektimit të përqindjeve të këmbimit të monedhës kineze mbetet i pakompletuar dhe një vlerësim shtesë është i nevojshëm, në interes të Kinës\'\', deklaroi Geithner para Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sekretari amerikan i Thesarit u tregua më entuziast disa ditë më parë duke gjykuar se këto masa të marra nga autoritetet kineze për të mundësuar një rivlerësim të juanit në raport me dollarin kishin një efekt të konsiderueshëm dhe shumë promotor.