Geithner dhe Bernanke paralajmërojnë për një katastrofe financiare
Washington, 16 korrik - Ministri amerikan i financave, Tim Geithner, i ka bërë thirrje deputetëve të Kongresit, që të bien dakord sa më shpejt për të ngritur kufirin maksimal të borxheve.
Geithner kërkoi nga demokratët dhe liberalët që t`i japin botës një \"sinjal të qartë\", se detyrimet financiare do të përmbushen.
Shefi i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, paralajmëroi po ashtu si ministri i financave për \"pasoja katastrofale\" për SHBA dhe ekonominë botërore.
Pas agjencisë së vlerësimit Moody\'s edhe agjencia Standard & Poors kërcënoi të ulë për SHBA koeficientin e besueshmërisë së kredive, për shkak të grindjeve për borxhet.
Grada e klasifikimit të kredive, tha S & P, mund të ulet, edhe në rast se arrihet marrëveshja për borxhet. Presidenti Barack Obama, është duke u përpjekur të arrijë një kompromis për paketën e kursimeve prej 2 bilionë dollarësh.