16 Nëntor 2024

Gecaj: Ujmanin e menaxhon shteti i Kosovës

Prishtinë, 30 gusht - Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Bajram Gecaj, ka thënë së liqeni i Ujmanit do të menaxhohet nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Gecaj në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se raportimet në medie se, Ujmani do të menaxhohet nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe janë të pasakta.

“Spekulimet mediatike nuk kanë të ndalur mbi arritjet apo mosarritjet në bisedimet e fundit në Bruksel. Në portalet tona sot raportohet plotësisht gabimisht se asociacioni do të menaxhojë me Ujmanin. Madje thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk saktëson se si është marrë vesh në Bruksel në lidhje me atë se kush do të menaxhojë me asetet e Ujmanit. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka çfarë të saktësoj këtu, pasi që Ujmani nuk ka qenë fare temë e bisedimeve, aq sa ka mund të jetë liqeni i Batllavës apo edhe ai i Radoniqit. Liqeni i Ujmanit është pronë e Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të mbetet nën menaxhimin e institucioneve tona”, ka thënë Gecaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)