07 Nëntor 2024

GDP-ja në Eurozonë rritet me 0.6 për qind

Bruksel, 1 gusht - Vlerësimi paraprak i GDP-së në tremujorin e dytë të vitit 2017 u rrit me 0.6 për qind gjatë tremujorit si në Eurozonë ashtu edhe në 28 vendet anëtare të BE-së, duke shënuar përkatësisht 2.1 për qind dhe 2.2 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm,bëri të ditur të martën në websiten e tij Eurostat.

Krahasuar me tremujorin e parë,GDP-ja e rregulluar gjatë këtij sezoni u rrit me 0.6 për qind në Eurozonë dhe në vendet anëtare të BE-së, përfshirë dhe Britaninë në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Sipas Eurostatit, tremujori i parë dëshmoi një rritje të PBB-së prej 0.5 përqind në të dyja zonat, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016.

Në bazë vjetore, GDP-ja u rrit me 2.1 për qind në Eurozonë dhe me 2.2 për qind në vendet e BE-së, në tremujorin e dytë, njoftoi zyra statistikore e BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)