GDP-ja e Rusisë tejkaloi nivelin e parakrizës
Moskë, 11 prill - GDP-ja e Rusisë në fillim të vitit 2012 tejkaloi nivelin e parakrizës, ekonomia kapërceu plotësisht pasojat e recesionit, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin.
Në fillim të vitit 2012, siç dhe patëm planifikuar, GDP-ja e Rusisë tejkaloi nivelin e parakrizës. Kjo do të thotë se ekonomia jonë kapërceu në vëllim të plotë pasojat e recesionit të viteve 2008, 2009 dhe pjesërisht madje dhe të vitit 2010, - tha Putin gjatë raportimit të sotëm në Dumën Shtetërore të rezultateve të punës së Qeverisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për periudhën janar-shkurt të vitit 2012 GDP-ja e vendit u rrit me 4.3%, kurse për muajin shkurt - me 4.8% në krahasim me periudhat analogjike të vitit 2011.