GDP e Kinës u rrit me 7.3 për qind
Pekin, 21 tetor - GDP-ja e Kinës në tremujorin e tretë të këtij viti u rrit me 7.3 për qind nga viti në vit, njoftoi të martën Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.
Rritja e GDP-së në periudhën korrik-shtator ishte më u ulëta që nga tremujori i parë i vitit 2009, por përsëri mbeti në një nivel të arsyeshëm dhe në përputhje me pritshmëritë e tregut.
Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, rritja e prodhimit industrial në Kinë në nëntë muajt e parë u ngadalësua me 8.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, duke qenë 0.3 pikë përqindjeje më pak se në gjysmën e parë të këtij viti.