16 Janar 2025

GDP e Italisë ka pësuar një rënie prej 2.2 për qind

Romë, 15 shkurt - Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) në Itali ka pësuar një rënie prej 2.2 për qind përgjatë vitit 2012, krahasuar me vitin paraardhës, sipas të dhënave sezonale të rishikuara, njoftoi të enjten Agjencia Italiane e Statistikave, \'Istat\'.

Po ashtu Istat deklaroi se përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2012 GDP-ja në Itali kishte pësuar një rënie prej të paktën 2.7 për qind.

\'\'Përgjatë tremujorit të fundit të vitit 2012 Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pësoi një rënie prej 0.9 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës të po këtij viti\'\', deklaroi Agjencia Italiane e Statistikave.

\'\'Ndërsa u regjistrua një rënie prej të paktën 2.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011\'\', theksonte Istat në raportin e publikuar sot me shifrat zyrtare të GDP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)