16 Janar 2025

G&D Fiton Tenderin për Pasaportat Biometrike

Prishtinë, 28 shkurt - Kompania gjermane G&D fitoi tenderin për furnizim me pasaporta biometrike. Ajo mundi CETIS-in nga sllovenia edhe pse ishte ofertë e përgjegjshme dhe më e lirë për 140 mijë euro. Ofertat e dy kompanive të tjera u shpallën të papërgjegjshme.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) shpalli të enjten kompaninë fituese për furnizim me pasaporta biometrike.

Ajo është Giesecke & Devrient” (G&D) GmbH nga Munihu i Gjermanisë. Zyrtarë të prokurimit thanë për Gazetën Jeta në Kosovë se tashmë kompanitë fituese, sikurse dhe të tjerat që morën pjesë në tender, janë njoftuar edhe zyrtarisht.

Vlera e ofertës nga D&G për prodhimin dhe sjelljen në Kosovë të rreth 1.2 milionë pasaportave të të gjitha llojeve është 6 milionë e 631 mijë e 896 euro.

G&D ka dalë fituese me 98.11 pikë krahasuar me kompaninë “CETIS” nga Sllovenia, që është vlerësuar me 93.33 pikë.

G&D ka qenë më e shtrenjtë për rreth 140 mijë euro sesa kompania sllovene, por ka marrë përsipër të sjellë më shpejt pasaportat.

Tenderi i ri ishte shpallur pasi MPB-ja dhe kompania austriake OeSD shkëputën kontratën pas “zhdukjes” së 1.4 milionë eurove dhe mosmarrëveshjeve se kush duhet ta paguante TVSH-në për pasaportat e sjella në Kosovë.

Njoftimi për dhënien e tenderit kompanisë gjermane ende nuk është bërë publik nga MPB-ja, por njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Gazeta Jeta në Kosovë ka marrë vesh se ofertat e kompanisë gjermane G&D dhe asaj sllovene CETIS kanë qenë të përgjegjshme, ndërkohë që dy të tjerat, AKD-KING ICT nga Kroacia dhe MORPHO nga Holanda nuk ishin kualifikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)