08 Nëntor 2024

Gazetarës i shkëputet kontrata e punës pas njoftimit se është shtatëzënë

Prishtinë, 14 dhjetor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetarës Senada Halimi se gazeta "Zëri" ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatëzënë.

Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se "Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatëzënë".

Duke u bazuar në këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon veprimin e gazetës "Zëri" pasi vendimi i menaxhmentit bije ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Njeherësh veprimi i gazetës "Zëri" paraqet diskriminim të drejpërdrejt.

Shkëputja e marrëdhëniës së punës në kohën e shtatëzënëisë nuk duhet të që asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës \'Zëri\' të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaqërsisht të grave.

Për këtë rast me kërkesë të gazetarës Senada Halimi ne e kemi njoftuar edhe Inspektoratin e Punës nga i cili institucion presim vendim të shpejtë dhe të drejtë.

Poashtu inkurajojmë gazetarën Halimi që të nisë procedurat ligjore ndaj gazetës në fjalë.

 

Postimi i gazetares Senada Halimi ne facebook
 
 Ish kryeredaktorja Arbana Xharra ma nderpret kontarten për shkak të shtatëzanisë!

Kishin kaluar pak ditë prej se kisha kuptuar se dicka në trupin tim po ndryshonte. Kishin kaluar pak ditë prej se unë fillova të ndjeja gëzim.

Po kaloja ditët më të mira të jetë sime, por asnjëherë nuk po më hiqej mendja ajo që do të mund të më ndodhte! Poqese merrej vesh lajmi për shtatëzëninë time, isha e bindur se menaxhmenti i kompanisë sime nuk do të kishte mëshirë.

Dhe ashtu ndodhi! Pak ditë pasi që në redaksinë e gazetës 'Zëri' e bëra publik lajmin se po prisja të bëhësha nënë për herë të parë, po atë kohë fillova ta kuptoja se tashmë vazhdimi i punës në këtë gazetë ishte në rrezik.

Dhe ashtu ndodhi! Kryeredaktorja që e kuptoi se jam shtatëzënë, tashmë kishte marrë vendim. Unë isha personi që do t'i shkëputej marrëdhënia e punës. Jo se s'kisha punuar apo që kisha ndonjë vërejtje për performasën, porse krimi im ishte se unë po prisja të sjellja në jetë një fëmijë.

Dhe si pa pikë mëshirë, kryeredaktorja Arbana Xharra më kishte vendosur të parën në listë.

Derisa po futesha në redaksi ditën e 06 dhjetorit 2016, si e përlotur, recepsionistja me dha një zarf. E dija, kishte ardhur fundi i qëndrimit tim në këtë redaksi.

Kryeredaktorja Arbana Xharra kishte vendosur të më largonte nga puna pasiqë i dukej barrë e rëndë që unë të mungoja në kohën e pushimit të lehonisë si dhe të paguesha pa qenë aty.

Nëse për asgjë tjetër ajo do të duhej të ishte në mbrojtjen time, sepse e dinte se po lëndonte një vajzë të re. E dinte se do të më shkaktonte probleme ditët në vijim. Ky fakt nuk e bëri atë që të rreshtohet në anën time.

Ajo nuk luftoi për të drejtën e një nënë të re.
Më largoi pa asnjë shpjegim.
Më lagoi pa ma thënë arsyen e vërtetë.
Më largoi madje pa marrë mundin që të vinte në redaksi.

Më largoi duke obliguar recepsionisten të mi transmetonte fjalët e saj përmes telefonit duke më thënë pa fije turpi se "S'ke punë me mua, fol me Remzinë (pronarin e saj).

Unë fillova punën në fillim të vitit 2014 në gazetën 'Zëri'. Si një vajzë e re që kisha vendosur t'i futesha një profesioni fisnik, rrallë herë kisha menduar që gjatë jetës sime do të përballësha me situata, kur do të isha vet viktima e atyre ngjarjave për të cilat kisha shkruar në gazetë.

Nuk e besoja se do të përfundoja si personazhet e storieve të mija. Besoja më shumë në respekt! Besoja më shumë në njerëzillëk! U besoja njerëzeve me të cilët punoja, e më së shumti, përgjegjësit tim, kryeredaktores që e konsideroja një njeri fisnik. Ajo doli të jetë përshkrimi më i mirë i fjalës DISKRIMINIM.

Andaj në fund më lejoni që t'ua përcjelli një porosi:

Araba unë nuk do të kërkoj të drejtën time deri në pafundësi. Unë do të kërkojë respektimin e ligjit të cilin e shkele ti. Unë nuk do të ndalem e as dëshpërohem, sepse këtë ia kam borxh vetëvetes sime derisa t'i për veprimin tënd, qoftë para ligjit, qoftë para Zotit (nese ki) do të japësh llogari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)