Gati 1 në 7 amerikanë, të varfër
Washington, 18 shtator - Sipas një raporti të fundit, gjendja ekonomike e një-të-shtatës së amerikanëve u keqësua gjatë vitit të kaluar.
Qeveria njoftoi se niveli i varfërisë prej 15 për qindësh ishte pothuajse i pandryshuar nga viti 2011.
Kjo do të thotë që rreth 46 milionë amerikanë jetojnë në, ose poshtë nivelit të varfërisë, në një nga vendet më të pasura të botës.
Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara llogaritet për një familje me katër vetë, që ka të ardhura vjetore nën 23 mijë e 550 dollarë.
Byroja e regjistrimit të popullsisë thotë se të ardhurat mesatare familjare gjatë 2012 ishin 51 mijë dollarë, një shifër kjo pak a shumë e njejtë me atë të një viti më parë.
Raporti po ashtu ve në dukje se amerikanët e lindur brenda vendit dhe të huajt që kanë marrë shtetësinë amerikane kishin të ardhura më të larta se sa imigrantët që nuk gëzojnë statusin e shtetësisë.
Qevria po ashtu njofton se të ardhurat për gratë ishin mesatarisht 38 mijë dollarë në vit, duke vazhduar të jenë më të ulta, në nivelin e 77 për qëndësisht, krahasuar me ato të burrave, që mesatarisht marrin 49 mijë dollarë në vit.
Përqindja e banorëve pa sigurime shëndetësore ishte 15.4 për qind, ose 48 milionë. Sipas ligjit të ri të debatueshëm për sigurimet shëndetësore, i cili pritet të hyjë në fuqi në muajt në vazhdim, shumë prej personave të pasiguruar do të detyrohen të blejnë sigurime shëndetësore ose përndryshe do të gjobiten.